Vichy Slow Age Night
Vichy Slow Age Night Slow Age Night është kujdes nate me shumë përdorime që lufton shenjat e plakjes së përditshme urbane. Provuar klinikisht se ndihmon në rivendosjen dhe rigjallërimin e lëkurës së mbytur nga agresorët urban siç janë rrezet ultraviolet, ndotja dhe stresi faktorë që mund të ndryshojnë aftësinë natyrore të lëkurës për t’u rigjeneruar .Formuluar me Bifidus dhe Vitamina B3 e njohur për të rivendosur dëmtimet e përditshme të lëkurës, për të forcuar funksionin e barrierës së lëkurës kundër agresorëve urbanë dhe për të zvogëluar ndjeshmërinë e lëkurës. Uji termal Vichy i njohur për të qetësuar, forcuar dhe ribalancuar lëkurën nga agresorët e brendshëm dhe të jashtëm. Ky krem dhe maskë rigjeneruese ndihmon në përmirësimin e niveleve të oksigjenit të lëkurës, duke nxjerë në pah një shkëlqim dhe pamje të shëndetshme. E bën këtë përmes një formule mbrojtëse dhe korrigjuese që përfshin 100% resveratrol të pastër dhe natyral dhe Baicalin, një anti-oksidues i mirënjohur. Aplikoni Slow Age Night në darkë para gjumit.