DoppelHerz Hyaluron Boost Serum
DoppelHerz Hyaluron Boost Serum Acidi hialuronik formon një pjesë të indit lidhor të lëkurës dhe falë vetive të tij ruan hidratimin e lëkurës. Acidi hialuronik prodhohet në qeliza speciale të indit lidhor, por fatkeqësisht ky prodhim zvogëlohet me kalimin e moshës. Formulimi shumë i përqendruar nga Doppelherz Hyaluron Boost Serum ka një efekt intensiv hidratues në lëkurë dhe rrit elasticitetin e saj. Vepron gjithaShtu si anti-rrudhë. Serumi përmban një formulë shumë të përqendruar me acid hialuronik duke reduktuar dukjen e rrudhave, rrit elasticitetin e lëkurës dhe e hidraton atë. Përmbajtja e një ampule vendoset një herë në ditë në lëkurën e pastruar, të thatë, në fytyrë, qafë dhe dekolte duke u masazhuar butësisht derisa serumi të përthithet plotësisht në lëkurë. Shmangni kontaktin me sytë dhe buzët.