Dompe Xamamina Bambini
Dompe Xamamina Bambini Xamamina përmban substancën aktive dimenhidrinat që i përket kategorisë së medikamenteve anti-emetike (kundër të vjellave). Xamamina përdoret për sëmundjen e detit, aeroplanit, makinave dhe trenave. Kontaktoni mjekun tuaj nëse nuk vëreni ndonjë përmirësim ose nëse vëreni përkeqësim të simptomave pas një periudhe të shkurtër trajtimi. Mos e merrni Xamamina nëse jeni alergjik ndaj dimenhidrinatit, antihistamineve të tjerë ose ndonjë prej përbërësve të tjerë. Gjithashtu mos e konsumoni në rast të shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji. Xamamina është ideuar për fëmijët mbi 2 vjeç. Rekomandohet 1 kapsulë gjysmë ore para udhëtimit; nëse është e nevojshme përsëritni dozën pas 3-4 orësh, maksimumi 4 kapsula në 24 orë.