Curasept Shplarës ADS Perio 0.12%
Curasept ADS Perio është një shplarës oral i bazuar në një formulë inovative dhe mjaft efektive. Përmban 0.12% klorheksidinë e cila falë veprimit kundër pllakave dhe ri-mineralizimit, përmirëson mirëqenien e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Gjithashtu përmban sistemin ADS (Anti-Discoloration) që parandalon njollat e dhëmbëve, një efekt tipik anësor i produkteve të tjera me klorheksidinë. Ka në përmbajtje PVP-VA dhe kopolimer të Acidit Hialuronik të cilët formojnë një membranë mbrojtëse në mishrat e dhëmbëve dhe në mukoza, duke ndihmuar në procesin e rigjenerimit dhe në reduktimin e inflamacionit. Kur rekomandohet? Rekomandohet përdorimi në rastet e trajtimeve periodontale dhe operacioneve plastike, për dezinfektim total oral, trajtimet rigjeneruese periodontale, në rastet e gingivitit dhe si shtesë në higjenën orale të përditshme.