Blevit Plus 5 Cereals (5m+)
Blevit plus 5 drithërat është një muhalebi drithërash e përbërë nga gruri, thekra, tërshëra, elbi, orizi dhe nuk përmban sheqerna të shtuara. Ushqim plotësues i foshnjës nga mosha 5-muajsh, është ideale për futjen e glutenit në dietën ushqimore. Muhalebia Blevit është krijuar duke përdorur një sistem ekskluziv enzimatik dekstrinimi që përshtat përbërjen e drithërave me shkallën e maturimit të tretjes së foshnjës, duke favorizuar përthithjen më të mirë të lëndëve ushqyese të tij dhe duke arritur një strukturë të butë dhe homogjene. Muhalebia e drithërave është një ushqim me vlera ushqyese, i ekuilibruar dhe i plotë që përbën një pjesë të rëndësishme të dietës së foshnjës që në muajt e parë të jetës. Për shkak të përmbajtjes së lartë të karbohidrateve, ato janë një burim ideal energjie. Përmban vetëm sheqerna natyrale. Përmban gluten. Përgatitja është e menjëhershme. Nuk ka nevojë për gatim, mjafton të tretet në lëngun e zgjedhur, duke siguruar një muhalebi me një strukturë të butë, homogjene dhe një shije të këndshme. Dozimi: