ATC Çaj për Kollën (Bekik)

https://farmacisara.al/web/image/product.template/6093/image_1920?unique=54d1c08

Përbërja: Mëllagë të bardhe, lule bliri, rigon, lule netulle, thundërmushke, lulekuqe, etj. Vetitë kuruese: Rrënjët dhe gjethet e mëllagës së bardhë mbajnë substanca mucilagjinoze (jargëzuese) të cilat zbusin dhe qetësojnë kollën. Thundërmushka në saj të esencës dhe të fitoncideve që ka, qetëson kollën dhe lehtëson nxjerrjen e gëlbazës. Lulet e netullës përmbajnë po ashtu lëndë jargëzuese flavonide, esencë, sheqerna e saponinë dhe këshillohen si një mjet zbutës dhe ekspektorant në kollën e zakonshme, në kollën e bardhë dhe në pezmantimet e bronkeve. Lulëkuqja ka veti qetësuese në tërë sistemin e frymëmarrjes, qetëson kollën dhe mënjanon ngacmimin e saj. Rigoni ndihmon nxjerrjen e gëlbazës si dhe mjekon rrugët e frymëmarrjes. Përgatitja: Një lugë gjelle nga përzjerja hidhet në një xhezve ku shtohet ujë i ftohtë (masa ujit afërsisht 200 ml) e me pas vihet të zjejë ngadalë deri sa valon. Hiqet nga zjarri, mbulohet dhe lihet në qetësi për 10 minuta. Kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës e mund të merren 2-3 çaj në ditë

190,00 L 190.0 ALL 190,00 L

190,00 L

Not Available For Sale

    This combination does not exist.

    Terms and Conditions
    30-day money-back guarantee
    Shipping: 2-3 Business Days